Flash News

E-TJERA

Përfundon hetimi për vrasjen e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni në Shkodër, autori i mitur dërgohet për gjykim

Përfundon hetimi për vrasjen e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim të miturin Klodian Kolbuçaj, autor i vrasjes së shokut të tij të klasës, Emiljano Gjoni, më 14 tetor 2024.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Dy 15-vjeçarët, nxënës të shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati”, u takuan atë natë, ku pas një konflikti, Klodiani e goditi Emiljanon me thikë në zemër. Viktima u gjet nga një kalimtar rreth orës 19:30 dhe ndërroi jetë në vend. Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Prokuroria ka ngritur akuzën për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe ka vënë në dukje se konflikti mund të ketë rrënjë në mosmarrëveshje të mëparshme mes dy të miturve, të cilët jetonin në të njëjtën lagje dhe frekuentonin të njëjtën shkollë.

 

Të fundit