Flash News

E-TJERA

Përfundon java e 13-të e Superiores/ Partizani del me barazim, Tirana dhe Kukësi pa busull

Përfundon java e 13-të e Superiores/ Partizani del me barazim, Tirana
Foto ilustruese

Ka përfunduar java e 13-të e Kategorisë Superiore, e cila ka sjellë rezultate të papritura, por dhe ka konfirmuar skuadrat pretendente për fitimin e kampionatit.

Zhgënjen Partizani, që nuk arrin të marrë dot më shumë se 1 pikë kundër Apolonisë së vendit të fundit, duke dalë 1-1 në “Elbasan Arena”.

Ditën e djeshme në “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja mes dy ekipeve kryesuese, Vllaznisë vendase dhe Teutës. Takimi u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të shkodranëve.

Në Laç mbretërojnë vendasit, ndërkohë që Kukësi merr humbjen e 3-të radhazi dhe e sheh veten të futur në një krizë të madhe rezultatesh. 3-2 është rezultati i takimit, ku vendasit shkojnë në avantazh të trefishtë, ndërsa kuksianët shënojnë me 2 penallti, por që nuk u mjaftojnë as për 1 pikë. Vendi i 3-të për Laçin në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Kukësi me 17 pikë qëndron në vendin e 6-të, por synimet e fillimsezonit duken shumë larg.

Barazim 2-2 mes Kastriotit dhe Skënderbeut, me vendasit që marrin 1 pikë falë një goli të Mehmetit në minutën e 98-të të ndeshjes. 17 pikë për Kastriotin që e sheh veten më të qetë në vendin e 7-të, ndërsa Skënderbeu në vendin e 9-të me 10 pikë e sheh veten një kategori më poshtë.

Të fundit