Flash News

E-TJERA

Përfundon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë pa Dritan Lelin, miratohet rendi i ditës

Përfundon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë pa Dritan
Ervis Moçka

Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili u mblodh sot para teatrit 'Petro Marko' ka miratuar rendin e ditës. Kryebashkiaku Dritan Leli nuk mori pjesë fizikisht, por hyri online. Mbledhja virtuale u refuzua nga anëtarët, të cilët e zhvilluan mbledhjen para teatrit.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Ervis Moçka tha për gazetarët se miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Në to përfshiheshin ndihma ekonomike për familjet në nevojë, pagesat për kopshtet e çerdhet si dhe për një sërë shërbimesh të qytetit.

Leli ngriti më herët shqetësim zvarritjen e tyre. Moçka tha se miratimi i dy pikave, si kredia e butë për familjet dhe blerja e pompave të ujit në Nartë janë shtyrë.

"Është zhvilluar mbledhja e radhës e këshillit bashkiak. Dikush ka menduar të nëpërkëmbi këshilltarët duke mos lejuar sallën që të zhvillohet mbledhja. Ky këshill është mjaft i përgjegjshëm dhe menduam që mbledhja të zhvillohej me sesbën është miratuar ndihma ekonomike dhe një projekt vendim për mbështetjen në çerdhe të fëmijëve në nevojë. Sot do ishte mirë të ishte kryetari i bashkisë", tha Moçka.

 

Të fundit