Flash News

E-TJERA

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sulmet kibernetike

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila u thirr nga presidenti Bajram Begaj.

Shkaku i thirrjes së Këshillit të Sigurisë ishin sulmet kibernetike, me të cilat është përballur vendi muajt e fundit, të cilat vunë në pikëpyetje të dhënat e shqiptarëve.

Në mbledhje morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ai i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe të tjerë.

Sakaq të ftuar ishin drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Takimi zgjati rreth dy orë. 

Ende nuk ka patur një prononcim për atë çka është diskutuar në mbledhje. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë në vijim një reagim për mediat.

 

Të fundit