Flash News

E-TJERA

Përfundon me barazim pa gola Tirana-Skënderbeu

Përfundon me barazim pa gola Tirana-Skënderbeu

Ka përfunduar me barazim pa gola sfida mes Tiranës dhe Skenderbeut, të cilat ndanë nga një pikë në fillimin e fazës së dytë të Superligës shqiptare.

Bardheblutë vinin pas eleminimit në kupë nga Dinamo dhe humbjes me Kuksin në kampionat. Ndeshja e sotme shihej si një mundesi e mire për t'u rikthyer te fitorja.

Megjithatë skuadra e Skenderbeut zhvilloi një ndeshje të mirë, duke mos lënë hapësira në prapavijë për kundërhstarin.

Pas dhjetë javëve të para, Tirana kryeson kampionatin me 21 pikë e ndjekur nga Kukësi me 17 pikë. Verilindorët do të luajnë nesër përballë Egnatias dhe do të kerkojnë të perfitojne nga kjo ndalesë e Tiranës për t'u afruar edhe me tepër me kreun.

 

Të fundit