Flash News

E-TJERA

Përfundon trajnimi, 28 hetuesit e BKH-së nisin zyrtarisht punën ditën e hënë

Përfundon trajnimi, 28 hetuesit e BKH-së nisin zyrtarisht punën

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisin zyrtarisht ditën e hënë punën. Janë 28 hetues që i kanë kaluar fazat e testimit dhe pritet të nisin nga puna.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua ditën e sotme në Durrës. Hetuesit u trajnuan nga Drejtoria e Antimafias italiane në Romë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Garuesit kaluan testin fizik, esesë, arsyetimin logjik, intervistën dhe një verifikim të figurës dhe aftësive profesionale.

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në shtator të vitit që lamë pas, Aida Hajnaj mori detyrën e drejtueses së kësaj strukture, e cila ende nuk ka nisur nga puna. 

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total.

 

Të fundit