Flash News

E-TJERA

Përfundon vaksinimi i bluzave të bardha në Shkodër, nis në Berat

Përfundon vaksinimi i bluzave të bardha në Shkodër, nis
Foto ilustruese

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po zhvillohet tashmë paralelisht mes bluzave të bardha dhe të moshuarëve. Këtë të enjte ka nisur vaksinimi i të moshuarve në Shkodër dhe pritet që të përfundojë brenda disa ditëve.

Procesi po zhvillohët në ambientet e Pallatit të Sportit. Shkodra ishte qyteti i dytë pas Tiranës ku nisi vaksinimi, si fillim për mjekët dhe infermierët, më pas për të moshuarit në shtëpitë sociale dhe tashmë për të gjithë personat mbi 80 vjeç.

Sa i përket bluzave të bardha në Shkodër, procesi ka përfunduar sot. 2500 mjekë dhe infermiere kanë marrë dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’.

Ditën e sotme vaksinimi i bluzave të bardha nisi edhe në Berat. Pallati i Kulturës “Margarita Tutulani” është vendi ku do të kryhet procei i vaksinimit.

Të fundit