Flash News

E-TJERA

Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 3 të plagosur brenda pak orësh, mes tyre dhe një polic

Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 3 të plagosur brenda pak

Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur këtë të Premte në vend. Aksidenti i parë u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku një mjet tip ‘BMw X5’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Visar Meshi 35-vjeç dhe janë plagosur dy të tjerë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 3 të plagosur brenda pak
Visar Meshi

 “Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.

35-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve (djem). Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë, si rezultat i reshjeve të shiut.

Ndërkohë aksidenti tjetër fatal ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor, Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka humbur jetën një person. Burimet policore bëjnë me dije se viktimë ka mbetur, Gazmir Zhuka punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit. Zhuka ka qënë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.

Ndërkohë raportohet edhe për të plagosur, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër, i cili është një shtetas serb.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”,- njofton policia.

Ndërkohë siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, përplasja ka qenë mjaft e fortë.

Të fundit