Flash News

E-TJERA

Përgjaken rrugët e Shkodrës, tre të moshuar humbin jetën në aksidente

Përgjaken rrugët e Shkodrës, tre të moshuar humbin

Një seri aksidentesh tragjike ka ndodhur në orët e fundit në Shkodër, ku tre të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me mjete. Sipas informacionit nga policia, dy nga aksidentet kanë ndodhur në aksin Shkodër-Koplik dhe një në Shirokë-Shkodër.

Në aksin Shkodër-Koplik, shtetasi Klevis Duka, 28 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues Burhan Triepshi, 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në të njëjtin aks, ku Elda Molika, 35 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur shtetasin Sait Rraboshta, 70 vjeç, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital.

Një aksident tjetër është regjistruar në Shirokë-Shkodër, ku Ledina Bushataj, 24 vjeçe, ka përplasur motomjetin me drejtues Ahmet Xhaka, 70 vjeç, i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

Të tre shoferët janë arrestuar në flagrancë dhe janë ndaluar për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentet fatale. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Shkodrës për hetime të mëtejshme.

Të fundit