Flash News

E-TJERA

Përgjimet e "Ndraghetas", SPAK nis hetimet për tenderat që nga 2013-ta

Përgjimet e "Ndraghetas", SPAK nis hetimet për tenderat

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur punën për hetimin e dosjes italiane "Ndragheta", ku si të implikuar shfaqen dhe funksionare të lartë shqiptarë.

Mësohet se, SPAK ka firmosur një sërë shkresash përmes të cilave kërkon praktikat e tenderave nga Agjensia e Prokurimit Publik të zhvilluara para dhe pas kohës së përgjimeve.

Sipas informacioneve, prokuroria ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Drejtësisë edhe listën e përkthyesve të licensuar të gjuhës italiane, me qëllim që të bëjnë përkthimin e materialit voluminoz.

Të fundit