Flash News

E-TJERA

Përgjimet/ Si u tjetërsuan pronat në Velipojë?

Përgjimet/ Si u tjetërsuan pronat në Velipojë?

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin për dosjen “Metamorfoza” në janar të këtij viti. Pronarët e 39 hektarë tokë në fshatin Pulaj të Velipojës kanë depozituar një kallëzim për falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ata pretendojnë se prona e tyre është tjetërsuar nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë. 

Procedimi është regjistruar në 24 Qershor të 2020 dhe çështja është hetuar nga prokurori Xhevahir Lita. SPAK ka zbardhur komunikimet mes tyre dhe se si prokurori Lita pushoi çështje. 

Në datën 12 Nëntor të 2020 Pëllumb Gjoka dhe Xhevahir Lita diskutojnë për tërheqjen e disa shkresave nga arkivi dhe Lita i konfirmon se e ka në vëmendje.

Xhevahir Lita: Dje e kam bisedu me atë që të bëjmë atë shkresën, e pashë që e kishte pak më vështirësi, po nëse nuk e bën dhe nesër do ia marr ta bëj vet.  Për atë letër po merrem, se atij tjetrit i ka thënë edhe një tjetër dhe bën pak kakërdhija por do e zgjidh pa merak. 

Gjoka dhe Lita komunikojnë sërish në 24 Shkurt të 2021.

Xhevahir Lita: Shih se ndoshta ka bërë, një vendim përkryerje e ekspertimit e procedurës. Takova dhe Valbonën dhe më tha se ka marrë mostra për t’i dërguar për ekspertim. Unë jam e bindur por më tha thuaj Pllumit të kapë dikë që të dalë tamam. Po edhe këtij akt ekspertimit bjeri mbrapa që ta qepet mirë si dosje  ai kolegu im.

Pëllumb Gjoka: Ti kërkoja nesër për ta mbyll. Se edhe një kafe të duhet ty. Se të kam ba telefon 300 herë. Mik me ke edhe të kam, por çdo gja ka lezetin e vet. Më shkon mua se kafja është bereqet. Kshu që kujtoju nesër t’i japësh drejtim.

Xhevahir Lita: Të bëjmë dhe këtë ekspertim të dalë se ka firmose vetë Dranja te prokura dhe pastaj të hajë një m… ai kolegu im. 

Prokurori Lita kishte vendosur në vitin 2019 mosfillimin e procedimit penal për çështjen e tjetërsimit të pronave, thuhet në dosjen e SPAK. Kjo çështje është rihapur sërish në vitin 2020 nga një tjetër prokurore, pasi i ka mbërritur një kallëzim i dytë.

Dosja është pushuar me vendim të Gjykatës së Shkodrës në 14 Nëntor të vitit 2022.

Të fundit