Flash News

E-TJERA

Përkeqësimi i motit, ARRSH rendit cilat janë rrugët më problematike

Përkeqësimi i motit, ARRSH rendit cilat janë rrugët më

Përkeqësimi i motit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zona malore, shoqëruar me ulje temperaturash dhe ngrica ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Drejtuesi i ARRSH-së, Evis Berberi tregon për Top Channel se cilat janë rrugët më problematike në vend si pasojë e motit të keq.

“Problematike gjatë këtyre ditëve me reshjeve të dendura shiu kanë qenë zona e Kukësit, zona e Murrashit në Elbasan, zonat jugore kryesisht për shkak të rënies së gurëve, inerteve. Problematike janë në dimër aksi Korçë-Ersekë, aksin Boboshticë-Dardhë-Voskopojë, pjesa e Dibrës, Aksi Kukës, zona Tamarë-Vermosh –Malësia e Shkodrës”, u shpreh drejtor ARRSH.

Pas situatës problematike të motit që ka sjellë në disa zona edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes veçanërisht në rajonet turistike të vendit që ka edhe një fluks të shtuar lëvizjesh si në Korçë, Pogradec apo në zonat veriore.

 

Të fundit