Flash News

E-TJERA

Përkeqësimi i situatës me Covid-19, Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës

Përkeqësimi i situatës me Covid-19, Greqia shtyn vendimin
Pika kufitare e Kapshticës

Përkeqësimi i situatës së pandemisë ka detyruar autoritet greke që të shtyjnë datën e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës. Ata vendosën që të hapet në 22 shkurt.

Pala greke vendosi më 20 nëntor mbylljen e plotë të pikës kufitare, ndërsa në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt Greqisë, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës.

Të fundit