Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos,dërgohet në Athinë për mjekim më të specializuar

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos,dërgohet në

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ka mbushur 95 vjeç, pritet të dërgohet në Athinë me avion të Forcave Ajrore Greke për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve, Janullatos do të shtrohet në spitalin "Evangelismos" në kryeqytetin grek, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Kryepeshkopi ishte shtruar më herët në një spital privat në Tiranë më 30 Dhjetor për shkak të një infeksioni sezonale dhe ka kaluar një hemorragji gastrike në orët e fundit.

Kujtojmë se në të njëjtin spital në Athinë ai u shtrua edhe kur u infektua me koronavirus.

Të fundit