Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve, gratë: Po na bëjnë presion me mesazhe anonime

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve, gratë:

Vijon të përkeqësohet situata shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh, të cilat kanë 21 ditë që qëndrojnë në grevë urie.

Mësohet se dy prej tyre janë transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. 

Sipas grevisteve atyre po iu bëhet presion me mesazhe anonime që të ndërpresin grevën, por ato shprehen të vendosura që nuk do të dorëzohen pa marrë pagat e prapambetura.

 “Me këtë heshtje kuptojmë qe qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës. Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”,  shprehen naftëtaret.

Të fundit