Flash News

E-TJERA

Përmbyset kamioni, ndërron jetë 59-vjeçari në Ballsh

Përmbyset kamioni, ndërron jetë 59-vjeçari në Ballsh

Një 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Mollaj në Ballsh. Viktima është identifikuar si Fredi Metushi.

Policia bën me dije se në një pikë grumbullimi të inerteve, Metushi është aksidentuar me mjetin e tij tip “Man” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

“Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit