Flash News

E-TJERA

Përmbyset makina me emigrantë në Greqi, 1 i vdekur dhe 16 të lënduar

Përmbyset makina me emigrantë në Greqi, 1 i vdekur dhe 16 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Kretës në Greqi, ku një makinë me 17 emigrantë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një pasagjer, ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë bërë me dije se shkaku i aksidentit ishte pasi shoferi gjeorgjian rriti shpejtësinë e mjetit, për t’ju shmangur policisë, pasi kjo e fundit i bëri sinjal të ndalonte.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, shoferi tentoi të arratisej në këmbë, mirëpo u arrestua nga policia.

Ndërsa, 16 emigrantët u dërguan në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme. Sipas policisë greke, emigrantët janë sirianë, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar tre persona.

Të fundit