Flash News

E-TJERA

Përmbyset makina në aksin Morinë- Kukës

Përmbyset makina në aksin Morinë- Kukës

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Morinë-Kukës, pranë pikës doganore.

Siç shihet edhe nga foto, një automjetë është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili ka marrë lëndime në gjymtyrët e poshtëm. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit