Flash News

E-TJERA

Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë, humb jetën shoferi

Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë, humb jetën shoferi

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Memaliaj këtë të diel në fshatin Qesarat.

Një automjet i tonazhit të rëndë që drejtohej nga 50 vjeçari, Leonard Nanaj në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Për pasojë ai ka humbur jetën.

Njoftimi:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit