Flash News

E-TJERA

Përmbyset varka në brigjet e Mesdheut, 18 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Mesdheut, 18 emigrantë të

Të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një varkë u përmbyt në ujërat pranë qytetit Tobruk, në kufirin midis Libisë dhe Egjiptit.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i referohet burimeve lokale.

Deri tani, janë shpëtuar vetëm 10 persona.

“Kjo është një tjetër tragjedi që na kujton rreziqet vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë,” deklaroi IOM.

Libia mbetet një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Evropë, duke kaluar përmes shkretëtirës dhe Detit Mesdhe.

Shumë prej tyre përballen me keqtrajtime, shfrytëzim dhe kushte ekstreme gjatë udhëtimit të tyre. Libia është kthyer në një nga rrugët kryesore të emigracionit drejt Evropës, shpesh me pasoja tragjike.

Të fundit