Flash News

E-TJERA

Përmbyset zetori, humb jetën drejtuesi në Belsh

Përmbyset zetori, humb jetën drejtuesi në Belsh

Një 74-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dëshiran të Belshit si pasojë e një aksidenti.

Duke drejtuar automjetin bujqësor ‘Zetor’, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor', dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit