Flash News

E-TJERA

Përmbytjet, ARRSH jep detaje mbi gjendjen e akseve kombëtare

Përmbytjet, ARRSH jep detaje mbi gjendjen e akseve kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në vendin tonë, dhe bën me dije se në qarkun Kukës dhe Tropojë kanë vijuar edhe reshjet e borës.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ARRSH njofton se autoritetet janë duke punuar për pastrimin e rrugve dhe deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.

Po ashtu puna vijon edhe në aksin Elbasan-Librazhd si edhe në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Të fundit