Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër, Ademi-qeverisë: Ndërhyni menjëherë, vlerësoni dëmet dhe dëmshpërbleni

Përmbytjet në Shkodër, Ademi-qeverisë: Ndërhyni
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i bëri thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet.

Gjithashtu i kërkoi autoriteteve të sigurojnë ushqimin për bagëtinë. Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të jetë e rëndë, pasi me qindra hektarë tokë janë akoma nën ujë.

Sipërfaqet e përmbytura shtoi ajo, janë bujqësore ndaj kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.

Sakaq bëri me dije se bashkia ka ngritur prej disa ditësh grupet e evidentimit për të vlerësuar dëmet.

“Situata e përmbytjeve në bashkinë Shkodër vazhdon të jetë e rëndë. Me qindra hektarë tokë janë akoma nën ujë. Me sipërfaqe të tëra toke bujqësore të mbjellë tashmë janë dëmtuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Në këto momente që po flasim emergjenca është për gjënë e gjallë.

Ndërkohe me vlerësimin e dëmeve do te verifikojmë vazhdimësinë e nevojës për sigurimin e ushqimit për gjene e gjalle, për periudhën e dimrit dhe pranverës, pasi behet fjale për toka bujqësore tashme te dëmtuara rende, te mbjella me foragjere, jonxhe, njëkohësisht me grurë por edhe me perime sidomos ne zonën e Nënshkodrës.

Kemi edhe dëmtime me te mëdha. Nevoja per te ndërhyre është e domosdoshme, dëmshpërblimi është mese i domosdoshëm.

Është detyrim i qeverise shqiptare te marrë masat e menjëhershme për vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e asaj qe është produkti bujqësor tashme i shkatërruar ne këto njësi administrative“, tha Ademi.

Të fundit