Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër, Bashkia: Dita më kritike, më shumë se 3 mijë ha nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, Bashkia: Dita më kritike, më
Foto Ilustruese

Prej më shumë se një muaj Shkodra vuan përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut. Bashkia e këtij qyteti bëri me dije se më shumë se 3 mijë hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Problematike situata paraqitet në fshatin Obot, ku rruga është e bllokuar dhe katër shtëpi janë përmbytur. Ndërkohë prezencë ujë ka edhe në oborret e banesave të tjera.

E bllokuar është edhe rruga e Goricës, ku niveli i ujit është mbi 40 cm. Bashkia Shkodër thotë se situata sot është kritike, pasi ka rritje të niveli të ujit me rreth 30 cm.

Të fundit