Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër, debat mes Ademit dhe Peleshit: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin

Përmbytjet në Shkodër, debat mes Ademit dhe Peleshit: Kjo nuk
Foto Ilustruese

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka debatuar me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, ndërsa ishin duke parë situatën në zonat e përmbytura.

Ademi akuzoi qeverinë nuk i ka ndihmuar banorët, ndërsa Peleshi tha se kjo është një detyrë e përbashkët. Kryebashkiakja tha pushteti vendor ka bërë aq sa ka pasur mundësi, duke kërkuar që qeveria të ndërhyjë me ndihma konkrete.

Voltana Ademi: Po flas si është situata

Niko Peleshi: Ju kuptoj shumë mirë

Voltana Ademi: Unë po flas për situatën dhe për të vlerësuar atë

Niko Peleshi: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin

Voltana Ademi: Nuk e thashë ashtu

Niko Peleshi: Pushteti vendor s’ka nevojë për lejë për të bërë vlerësimin e dëmeve

Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat

Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur

Voltana Ademi: E keni për detyre

Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët

Voltana Ademi: Nëse nuk e dini atëherë po jua tregoj unë, po ta sqaroj tamam

Niko Peleshi: Mesazhi im është që do mbështesim familjet

Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë

Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, bashkëpunoni

Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.

Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët.

Të fundit