Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër/ I bllokuar prej 10 ditësh, nis shpërndarja e ndihmave në Obot

Përmbytjet në Shkodër/ I bllokuar prej 10 ditësh, nis
Foto ilustruese

Prej 10 ditësh e bllokuar nga uji, sot është bërë e mundur që një makinë ushtarake të hyjë në Obot për të shpëndarë ndihma për banorët e këtij fshati. Kështu bëri me dije Bashkia Shkodër, e cila shton se rruga e Obotit vijon të mbetet e mbuluar nga uji.

Reshjet e shiut dhe të borës kanë sjellë prej 43 ditësh përmbytje në qarkun e Shkodrës. Oboti është një prej fshatrave, i cili ka vuajtur më shumë nga moti i keq. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar disa herë ndërhyrjen e strukturave shtetërore për normalizimin e situatës.

Bashkia Shkodër ka vënë theksin te ndihma ushqimore që duhet të shpërndahet për gjënë e gjallë, ndërsa ka kërkuar edhe shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të fundit