Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Situata në Shkodër mbetet problematike, bie niveli i lumit Ishëm

Përmbytjet/ Situata në Shkodër mbetet problematike, bie niveli i
Foto ilustruese

Reshjet e shiut janë ndërprerë, por situata e përmbytjeve në Shkodër mbetet shqetësuese. 3585 hektarë tokë janë nën ujë dhe krahësuar me ditën e djeshme ka rritje të nivelit të ujit me 6 cm. Kështu bëri me dije Bashkia Shkodër, dukë theksuar se në njësinë Ana e Malit ka prezencë uji në oborre deri në 60 cm. Rruga e Obotit mbetet e pakalueshme.

Ndërkohë në njësinë Dajç, 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar dhe niveli i ujit është mbi 130-150 cm.

Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa bën thirrje që të merren masa për pastrimin e “Përroit të kufirit”, Muriqan dhe sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë.

Ndërkohe niveli i lumit Ishëm ka rënë gjatë natës dhe uji është tërhequr në 90% të sipërfaqes së përmbytur. Vijon të ketë prezencë uji në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç.

Të fundit