Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet/ Zbardhet mesazhi i Berishës për strukturat e PD: Të gjithë në terren, qeveria ka braktisur qytetarët

Përmbytjet/ Zbardhet mesazhi i Berishës për strukturat e PD:

Kreu i PD Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh deputetëve dhe drejtuesve të degëve, lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Në mesazhin e shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha kërkon angazhim të menjëhershëm në terren, pranë qytetarëve dhe bizneseve të prekura, si dhe denoncim të fortë të përgjegjësisë së qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor për, sipas tij, indiferencën dhe mungesën e reagimit ndaj situatës.

Sipas mesazhit të siguruar, Berisha u kërkon demokratëve të analizojnë çdo dëm që kanë shkatuar përmbytjet te familjet shqiotare, duke e cilësuar këtë proces si thelbësor për përballjen institucionale në Parlament.

“Te gjithe ne teren, ne zonat e permbytura duke shprehur solidaritetin tone me qytetaret dhe bizneset e demtuar dhe per te denoncuar me force pergjegjesine dhe indiferencen e qeverise qendrore dhe vendore ndaj kesaj gjendje.

Eshte e domosdoshme te behet me perafersi inventarizimi i demeve materiale nga permbytjet ne familjet dhe bizneset ne menyre qe ne parlament te kerkojme kompensomin e plote te demtimeve te qytetarve dhe te bejme pergjegjes qeveritaret per braktisjen e tyre,” thuhet në mesazh.

Të fundit