Flash News

E-TJERA

Përmet/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 62-vjeçari

Përmet/ Makina përplas biçikletën, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në orën 07:00 të mëngjesit në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Mjeti tip "Renault", me drejtues me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë, ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë, e për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Forcat e policisë kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njoftohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi herimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit