Flash News

E-TJERA

Përpjekje të përbashkëta të 6 vendeve të Evropës Juglindore për rimëkëmbje dhe rritje ekonomike

Përpjekje të përbashkëta të 6 vendeve të

“Building Better Balkans Together” është e tema e edicionit të 7 të Tirana Connectivity Forum.  Fjala "së bashku" (together) përshkruan përpjekjet e përbashkëta të 6 vendeve të Evropës Juglindore per rimëkëmbje dhe rritje ekonomike pas covid-it.

Të përbashkëta janë dhe përpjekjet e vendeve të rajonit dhe të partnerëve BE për reforma të thella institucionale, për një konvergjencë më të shpejtë, dhe për një ritëm më të shpejtë të zgjerimit. Së fundmi, progresi bëhët legjitim, i qëndrueshëm dhe efikas vetëm duke sjellë se bashku të gjithë aktorët - BE, qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile.

Forumi do të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën; Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkën; Rektoren e Kolegjit të Evropës dhe Ish Përfaqësuesen e Lartë te BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Zëvendës presidentente e KE, Znj. Federica Mogherini, dhe shumë zyrtarë të lartë ekzekutivë nga BE dhe Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, Institute Hulumtuese, organizata rinore dhe dhe institucione rajonale.

Përpjekje të përbashkëta të 6 vendeve të

Nocioni qe i lidh së bashku të gjitha panelet e TCF21 është qeverisja e mirë. Për të qenë legjitim, efikas dhe të qëndrueshëm, institucionet e 6 Vendeve te Evropes Juglindore (6VEJ) duhet të jenë të mirë-qeverisura, transparente dhe t’u përgjigjen qytetarëve. Kushti i mirëqeverisjes bëhet parësor për disbursimin në rajon të paketës prej 30 miliardë euro të caktuar nga BE për Planin Ekonomik dhe Investues dhe 10 projektet e tij kryesore.

Por si mundet që institucionet vendore të cilat vuajnë nga dobësi strukturore të jenë partnerë të besuar të BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare gjatë identifikimit, zbatimit dhe operimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të mbështetura nga BE? Si mund të shmanget kapja e projekteve të mëdha nga interesat e veçanta? Si të siguroheni që transfertat financiare të BE -së në 6VEJ t’u përgjigjen nevojave legjitime të qytetarëve tërajonit dhe të implementohen sipas udhëzimeve të BE-së për një qeverisje të mirë?

TCF21 do të ofrojë platformën ku do të vlerësohen dhe diskutohen sfidat e bashkimit dhe të qeverisjes së mirë te institucioneve, me synimin për të bërë më efikas dhe të qëndrueshëm zhvillimin e 6VEJ dhe konvergjencën e rajonit me BE. Debatet do të fokusohen së pari në bashkepunimin e hartuesve të politikave; në përfshirjen  e aktorëve të rinj kompetentë dhe grupeve të interesit në ciklin e politikëbërjes; dhe vlerësimin e asetit kapital njerëzor në rajon. Komponenti i dytë do t'i zhvendosë diskutimet drejt ideve novatore që kontribuojnë në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së mekanizmave financues të BE-së: të dy elementë kryesorë të qeverisjes së mirë.

Të fundit