Flash News

E-TJERA

Përplasen “Audi” dhe kamionçina në Fier, 3 të plagosur

Përplasen “Audi” dhe kamionçina në Fier, 3 të

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz, në Fier.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga Rrapi Mile, dhe një kamionçinë tip “Nissan”, me drejtues Alban Hebeja.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

 

Të fundit