Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin "Pogradec-Drilon", 4 të plagosur

Përplasen dy automjete në aksin "Pogradec-Drilon", 4 të

Aksidentohen dy automjete sot në mbrëmje në aksin rrugor "Pogradec-Drilon".

Për pasojë, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë. Sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën. 

"Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor "Pogradec-Drilon", automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit