Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në Librazhd, dy të plagosur

Përplasen dy automjete në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku dy automjete janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Mësohet se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG me drejtues Edmond Terova është përplasur me automjetin me targë AA710 BV me drejtues  Klevis Jaupaj.

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin me targë AB 442PG mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Plicia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Të fundit