Flash News

E-TJERA

Përplasen dy “Jet Ski” në plazhin e Velipojës, plagoset i riu

Përplasen dy “Jet Ski” në plazhin e Velipojës,

Dy mjete lundruese Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetrën,  këtë të diel në plazhin e Velipojës.

Aksidenti ujor është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit