Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina, humb jetën një person

Përplasen dy makina, humb jetën një person
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. 

Nga informacionet paraprake mësohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe më shumë detajet rreth këtij aksidenti. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.

Të fundit