Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident në segmentin  rrugor “Elbasan-Librazhd”, pasditen e sotme.

Sipas policisë, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e katër pasagjerëve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit