Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, tre të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, tre

Dy makina janë përplasur gjatë natës në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”.

Nga aksidenti, sipas policisë, mbetën të plagosur tre persona, 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere.

Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thote policia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Të fundit