Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Durrës, tre të plagosur

Përplasen dy makina në Durrës, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra -tjetrën.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri i që ndodhej në njërin prej tyre. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit