Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Vlorë, plagoset një vajzë

Përplasen dy makina në Vlorë, plagoset një vajzë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Alikokë, e për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Shkak mendohet të ketë qënë shpejtësia por edhe prezenca e lagështisë në rrugë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Të fundit