Flash News

E-TJERA

Përplasen makinat në Bulqizë, dy të plagosur

Përplasen makinat në Bulqizë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Bulqizë. 

Dy makina tip “Mercedes-Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit për nidhmë mjekësore. 

Bëhet me dije se përplasja e dy mjeteve ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.

Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të fundit