Flash News

E-TJERA

Përplasën makinat në Laprakë, babë e bir rrahin me grushte 32-vjeçarin

Përplasën makinat në Laprakë, babë e bir rrahin me

Një 32-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga dy persona, babë e bir në Laprakë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një aksidenti rreth orës 16:10.

Fillimisht mjeti ku udhëtonin babë e bir, të identifikuar me inicialet Xh. B., dhe A. B., është përplasur me makinën që drejtohej nga 32-vjeçari.

Por, përplasja e makinave ka bërë që të tre personat të përplaseshin fizikisht.

Për pasojë, 32-vjeçari ka përfunduar në spital, ndërsa babë e bir janë vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës "Aleks Buda", janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit