Flash News

E-TJERA

Përplasen tre makina në aksin Shkodër-Koplik, plagoset një fëmijë 2 vjeç

Përplasen tre makina në aksin Shkodër-Koplik, plagoset një
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Mësohet se tre makina janë përfshirë në aksident e si pasojë është plagosur lehtë një vajzë e mitur, dyvjeçare.

Sipas policisë, automjeti me drejtues A. V. është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.   

Vajza ndodhej në një makinën e F.H dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit