Flash News

E-TJERA

Përplasen tre mjete në aksin Lezhë –Shkodër, plagosent një grua shtatzënë

Përplasen tre mjete në aksin Lezhë –Shkodër, plagosent
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e një çifti, burrë dhe grua, e cila mësohet të jetë shtatzënë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur nga burime zyrtare.

Të fundit