Flash News

E-TJERA

Përplaset nga dy makina, humb jetën këmbësori në Berat

Përplaset nga dy makina, humb jetën këmbësori në Berat

Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga dy automjete në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë.

Sipas policisë, fillimisht K .R., 56 vjeç u godit nga pasqyra e një automjeti dhe më pas ëhstë rrëzuar në tokë.

Më pas, një tjetër mjet e ka goditur 56-vjeçarin duke i shkaktuar edhe vdekjen.

“Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit