Flash News

E-TJERA

Përplaset për vdekje një person në aksin Milot-Rrëshen

Përplaset për vdekje një person në aksin Milot-Rrëshen

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas policisë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor,  rreth 70 vjeç. Si pasojë,  këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi nga policia: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.

Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit