Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në aksin Tepelenë-Fier, arrestohet 61-vjeçari

Përplasi për vdekje çiftin e bashkëshortëve në

Policia ka arrestuar drejtuesin e një autobotit që përplasi për vdekje një çift bashkëshortësh ditën në aksin Tepelenë-Fier.

61-vjeçari përplasi mjetin tip "Ford", në të cilin ndodhej çifti V. A., 31-vjeç dhe M. A., 36-vjeçe.

Si pasojë e përplajes së fortë nga autoboti, çifiti i bashkëshortëve kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin "Tepelenë-Fier", si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve. 

 

Të fundit