Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje këmbësorin në Thumanë, arrestohet 22-vjeçari

Përplasi për vdekje këmbësorin në Thumanë,

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Thumanë, ku një 22-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. S., 22 vjeç, i cili aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin G. Gj. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit