Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje një person, arrestohet i riu në Kukës

Përplasi për vdekje një person, arrestohet i riu në

Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili aksidentoi një motor ku shoferi i tij me inicialet J. SH humbi jetën.

Aksidenti u regjistruar me datë 30 në aksin rrugor “Kukës–Uzinë” ku 32-vjeçari pasi ka aksidentuar motoristin ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë edhe 38-vjeçarin me inicialet S. P pasi në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale.

Në kërkim u shpall edhe një 30-vjeçar pasi  nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte në Bajram Curri, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Nga kontrollet në banesën e 30-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një jelek antiplumb, si i Policisë, që posedohej pa të drejtë nga ky shtetas. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit