Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje punonjësin e IT-së në Itali, vetëdorëzohet në polici shoferi shqiptar

Përplasi për vdekje punonjësin e IT-së në Itali,

Një shqiptar që jetonte dhe punonte në Itali u dorëzua në polici, pasi akuzohet se shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari vendas, baba i tre fëmijëve dhe programues kompjuterash, teksa u plagos edhe gruaja e viktimës dhe një nga fëmijët, që po mjekohen në spital, raporton Corriere.it

41-vjeçari pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të dielën, është arratisur nga vendngjarja në momente traume, duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit, që më pas humbi jetën në spitalin e San Benedetto.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.K. Prokuroria e Teramos ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetimet, teksa ndaj shqiptarit do rëndojë edhe akuza e mosdhënies së ndihmës.

Sipas prokurorisë, shqiptari po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Të fundit