Flash News

E-TJERA

Përplasja e Metës te zyra e FRD-së, Berisha: Reagim i Presidentit ishte në përputhje me ligjet

Përplasja e Metës te zyra e FRD-së, Berisha: Reagim i Presidentit

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrën e FRD-së javën që shkoi në përputhje me ligjet.

Në një intervistë për Klan News, Berisha tha se Meta tregoi se në çfarë mënyrë banditeske ka vepruar Rama dhe Veliaj për zyrat e FRD.

Mendoj se në një vend ku ligji dhe shteti ligjor janë zëvendësuar me rregullin e mafies dhe të krimit, Presidenti nuk kishte alternative tjetër për tu dëshmuar shqiptarëve se në një mënyrë banditeske po dhunohej kushtetuta, po dhunohej pluralizmi duke shkelur çdo lloj rregulli të një shteti.

Presidenti nuk shkoi aty për një betejë fizike, por shkoi për t’u thënë shqiptarëve çfarë degradimi ka pësuar Rama dhe Veliaj. Të dërgosh bandën pa vulë pa firmë dhe pa asgjë do të thotë që ti je kryetari i saj. Reagim i Presidentit ishte në përputhje me ligjet”, -u shpreh Berisha.

 

Të fundit